Kelly joshëse në bikini
Kelly Brook dhe i dashuri i saj, David McIntosh kanë qenë të pandarë, që prej takimit të tyre në New Year’s Eve. Mirëpo, tash duket se çifti e ka përforcuar lidhjen dhe u panë të pandashëm në Miami. Modelja britanike i prezantoi rrobat e plazhit, për kampanjën e saj të re për New Look, të…

ShowBiz
Kelly Brook dhe i dashuri i saj, David McIntosh kanë qenë të pandarë, që prej takimit të tyre në New Year’s Eve. Mirëpo, tash duket se çifti e ka përforcuar lidhjen dhe u panë të pandashëm në Miami.
Modelja britanike i prezantoi rrobat e plazhit, për kampanjën e saj të re për New Look, të dielën. 34 vjeçarja dhe trajneri i saj personal dukeshin me humor të mirë, ndërsa ecnin në qytet, ku shkuan për të ngrënë diçka, por edhe gjatë periudhës sa qëndruan në plazh.
Kelly kishte veshur një palë bikini seksi, me ngjyra leopardi, një palë syze të kuqe dhe flokët natyralë – të zinj, ndërsa i dashuri i saj u shfaq mjaft muskuloz, i mbushur me tatuazhe.