Kërcënimet nga Beogradi, Arifi: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë – Lajmi.net
Kërcënimet nga Beogradi, Arifi: Kosovës që nga 99-a nuk i intereson se çka thonë ministrat serbë
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 19:23, 14 March 2019
Deklaratat e ministrit të Punëve të Jashtme serb, Ivica Daçiq, se Serbia është e gatshme të ndërhy me forcë në veri të vendit, kanë shkaktuar reagime të mëdha në Prishtinë.

Madje, një diskurs i tillë kërcënues sot gjatë ditës është përdorur edhe nga ministri i Brendshëm i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, raporton lajmi.net.

Lexo edhe:

Deklaratat skandaloze nga Serbia: Policinë dhe Ushtrinë i kemi gati për veri

I njëjti tha se Serbia është në gjendje gatishmërie që nëse është nevoja të ndërhyjë në veri të Kosovës.

Në lidhje me këtë çështje, për lajmi.net ka folur shefi i kabinetit të kryeminstrit Haradinaj, Avni Arifi.

Ai ka thënë se Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka thotë ministri i Jashtëm i Serbisë.

“Nuk aktivitet që e mas me aktivitetin e  ministrit të Punëve të Jashtme të Serbisë. Kosovës që nga viti 1999 nuk i intereson se çka flet ministri  i Jashtëm serb”, ka thënë shkurt Arifi për lajmi.net.

Arifi po ashtu ka thënë se diskursi i Serbisë gjithëherë ka qenë i tillë, dhe se opinioni duhet të fokusohet më shumë në atë se çka thonë ministrat kosovarë dhe jo ata serbë.

E Arifi nuk është zyrtari i vetëm që ka reaguar ndaj deklaratave që  po vijnë nga Beogradi.

Më herët gjatë ditës, ishte zëvendësministri i Brendshëm, Selami Shkodra ai që përmes një postimi në Facebook, ministrin e Brendshëm serb, Nebojsha Stefanoviq e kishte quajtur ministër foshnjor. /Lajmi.net/

 Lexo edhe:

Zv/ministri i Brendshëm i reagon Stefanoviqit: Rrudhe gojën se do të turpëroheni si asnjëherë

 

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO