Kërcënoi me jetë dy gjykatës gjatë seancës gjyqësore, prokurori heton rastin

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj kosovarë. Këtë njoftim PK-ja e ka bërë përmes raportit 24 orësh, ku ka shtuar se i dyshuari gjendet në vuajtje të dënimit, shkruan lajmi.net. Po ashtu shtohet se me vendim të prokurorit rasti është duke…

Lajme

06/12/2022 10:17

Policia e Kosovës, ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj kosovarë.

Këtë njoftim PK-ja e ka bërë përmes raportit 24 orësh, ku ka shtuar se i dyshuari gjendet në vuajtje të dënimit, shkruan lajmi.net.

Po ashtu shtohet se me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar.

“KANOSJE NDAJ PERSONIT ZYRTAR – Rr. Nuhi Gashi, Podujevë 05.12.2022 – 13:00. I dyshuari mashkull kosovar (i cili gjendet në vuajtje të dënimit), gjatë seancës gjyqësore ka kanosur me jetë dy gjykatës meshkuj  kosovarë. Me vendim të prokurorit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së. /Lajmi.net/