Kërkon nga Ashton lirimin e Oliver Ivanovicit
Zëvendës Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, thotë se Oliver Ivanovic duhet të lirohet nga paraburgimi. Ai kërkon nga Catherine Ashton që të përfshihet në këtë proces. Thotë se nuk ka dyshime të mjaftueshme që Ivanovic të mbahet në paraburgim.

Lajme
Zëvendës Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka thënë se për hir të stabilitetit në Kosovë dhe besimit të ndërsjellë, duhet që Oliver Ivanovic të lirohet.
Ai ka bërë thirrje Shefes së Diplomacisë së BE’së, Catherine Ashton, që të përfshihet në këtë proces.
Vucic ka thënë se i ka dërguar letër Baroneshës Ashton, duke kërkuar nga ajo që të përfshihet në këtë proces, pasi që sipas ti, ajo ka krijuar besimin e serbëve.
“Këtë burgim e kanë kryer organet e BE’së dhe për këtë kërkojmë sqarime të plota. I kemi disa pyetje – si është e mundur që dikush të arrestohet për diçka që i ka bërë 14 vite më parë dhe nuk është përfunduar hetimi paraprak për kryerjen e një krimi aq të rëndë, ndërsa gjatë gjithë kohës ai ec i lirë nëpër të gjithë Kosovën, kurse arrestohet në prag të zgjedhjeve”.
Ai ka kërkuar nga organet e rendit që ta lirojnë Ivanovicin, pasi që nuk ka dyshime të mjaftueshme.
“Pasi që nuk ka dyshime të mjaftueshme, kërkojë të lirohet nga paraburgimi, pasi që nëse vërtetohet që ai ka kryer krime, ai nuk do të arratiset askund pasi që është fytyrë publike”.
Zëvendës Kryeministri i parë i Serbisë ka thënë se arrestime të tilla, humbin besimin e qytetarëve serbë në Kosovë te institucionet.
“Kështu është vështirë që të bisedojmë me serbët e Kosovës të cilët do të humbin besimin te institucionet që kanë për detyrë të garantojnë siguri mbijetesë në Kosovë”, ka thënë Vucic për mediat serbe.