Këshilla e Fabregasit
Cesc Fabregas ka këshilluar ish skuadrën e tij Arsenal dhe menaxherin Arsene Wenger në ndjekje të titullit të kampionit në Premierligë, këtë sezon. Gjiganti londinez aktualisht kryeson në tabelë para përballjes me Liverpoolin të shtunën, por ka vetëm dy pikë më shumë se Manchester City dhe Chelsea. Dhe, ish mesfushori i Arsenalit, Fabregas, i cili…

Sport
Cesc Fabregas ka këshilluar ish skuadrën e tij Arsenal dhe menaxherin Arsene Wenger në ndjekje të titullit të kampionit në Premierligë, këtë sezon.
Gjiganti londinez aktualisht kryeson në tabelë para përballjes me Liverpoolin të shtunën, por ka vetëm dy pikë më shumë se Manchester City dhe Chelsea.
Dhe, ish mesfushori i Arsenalit, Fabregas, i cili ka fituar La Ligën, Copa del Rey dhe Kampionatin botëror për klube me Barcelonën, ka përmendur një faktor të vetëm, por më të rëndësishmin në të cilin Arsenali duhet të përqendrohet nëse dëshiron të fitojë trofeun e parë nga viti 2005.
“E shikoj secilën ndeshje të Arsenalit. Jam shumë i lumtur me mënyrën se si janë duke luajtur, ata kanë një skuadër të fortë, dhe kryesojnë në ligë”, deklaroi Fabregas për Daily Mail.
“Mezi pres ti shoh duke e fituar titullin, më në fund. Por, ata duhet të kenë vazhdimësi prej tani e deri në fund të sezonit”, u shpreh ai.