Këto janë komentet e Igli Tare pas humbjes së Lazio ndaj Milan – Lajmi.net
Këto janë komentet e Igli Tare pas humbjes së Lazio ndaj Milan
Autori: Lajmi.net Lajme futbolliSerie ASport 9:29, 14 April 2019
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar humbjen e skuadrës së tij në përballjen kundër Milanos.

Sipas legjendës së kombëtares së Shqipërisë, skuadra e tij priste që një gjë e tillë të ndodhte, pas gabimeve që kishin ndodhur në ndeshjen Milan – Juventus.

Tare beson se gjyqtaret dje kanë favorizuar ‘Rosonerët’ në mënyrë që të ‘barazohen’ pas gabimeve kundër Juventus.

“Kishte shumë gabime. Fatkeqësisht, ndodhi ajo që ne besuam se do të ndodhte qysh para takimit” ka thënë Tare për ‘Sky Sport Italia”, transmeton lajmi.net.

“Ne po vinim pas incidenteve që ndodhën javën e kaluar pas vendimeve kontraverse të gjyqtarëve. Shpresonim se ndeshja vendoset në fushë dhe jo nga gjyqtarët, por nuk ndodhi kështu” ka thënë tutje ish sulmuesi i Shqipërisë.

Me fitoren e mbrëmshme, Milan u kthye në pozitën e katërt, në një diferencë minimale me Romën, por ishte skuadra e Lazios ajo që disi humbi shpresat për Ligën e Kampionëve. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO