Kjo është risia që do sjellë Apple në laptopët ‘Mac’ – Lajmi.net
Kjo është risia që do sjellë Apple në laptopët ‘Mac’
Autori: Lajmi.net Auto & TekTeknologji 22:58, 14 April 2019
Një patentë e re e paraqitur nga Apple sugjeron se ka një plan për të nisur laptopë përmes 'Face ID'.

Sipas patentës, të cilën kompania e ka depozituar në Zyrën Evropiane të Patentave, tregon se ‘Face ID’ do të bëhet pak më i avancuar, falë integrimit të skanimit të retinës, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni i ri për patentë, përshkruan që sistemi mund të jetë edhe më i avancuar sesa Face ID. Kjo kërkesë e re për patentë përshkruan që sistemi do të përfitojë nga teknologjia e skanimit të retinës, përkundër asaj të iPhone që kërkon njohjen e fytyrës, e që mund të sjellë probleme sporadike tek përdoruesit.

Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur saktësisht se në cilat modele të laptopëve do fillojë implementimi i sistemit, që po cilësohet si gjeneratë tjetër njohëse e hapjes së pajisjeve nga radhët e kompanisë gjigante. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO