Kleriku serb gjendet pa shenja jete brenda kishës në Vushtrri, policia gjen armë në vendin e ngjarjes

Një person është  gjetur pa shenja jete brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Komunën e Vushtrrisë. Siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, viktima dyshohet të jetë S.Ç., mashkull i moshës 48-vjeçare, i nacionalitetit serb, i cili ishte klerik i kishës ortodokse në Vushtrri. Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:58, kur nga ana…

Lajme

27/01/2023 09:17

Një person është  gjetur pa shenja jete brenda hapësirave të objektit fetar ortodoks në Komunën e Vushtrrisë.

Siç bëjnë të ditur burime të lajmi.net, viktima dyshohet të jetë S.Ç., mashkull i moshës 48-vjeçare, i nacionalitetit serb, i cili ishte klerik i kishës ortodokse në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:58, kur nga ana e familjarëve të viktimës është raportuar se trupi i viktimës është gjetur brenda objektit fetar.

Në cilësi të provave materiale në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë.

Hetuesit policor me autorizim të prokurorit kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion. /Lajmi.net/