Kohë e shkurtër për të votuar mërgimtarët

Zgjedhjet e parakohshme të 8 qershorit kohë e shkurtër për mërgimtarët. Ata mund të mbesin pa votuar për shkak të kohës së shkurtër për caktimin e afateve për regjistrim dhe votim jashtë vendit.

Lajme

10/05/2014 10:04

Për shkak të kohës së shkurtër për caktimin e afateve për regjistrim dhe votim jashtë vendit, një numër i madh i qytetarëve që jetojnë jashtë Kosovës, mund të mbesin pa votuar në zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen më 8 qershor.

Duke pasur parasysh se janë vetëm 30 ditë në dispozicion deri te dita e zgjedhjeve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është detyruar që t\’i shkurtojë të gjitha afatet e parapara në planin operativ, shkruan Tribuna.

Mërgata kosovare do të ketë në dispozicion gjashtë ditë për t’u regjistruar për votim, ndërsa pas kësaj do të jenë edhe nëntë ditë tjera kur ata duhet të gjejnë kohë për të nisur votën në Kosovës nëpërmjet postës.

Në këtë rast periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës është caktuar nga data 13 deri më 19 maj, ndërsa periudha e votimit jashtë Kosovës është vendosur nga data 27 maj deri më 6 qershor.

Në KQZ e pranojnë se koha e shkurtër mund të sjellë telashe njëkohësisht edhe numër të vogël të votuesve që janë shtetas të Kosovës dhe jetojnë jashtë vendit.