Konfiskimi i 42 mijë litrave alkool, në produkte kishte emra jokushtetues
Dogana e ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion në fshatin Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit. Lidhur me aksionin ka dhënë detaje zëdhënësi i këtij institicioni Adriatik Stavileci. Stavileci në Info Magazine në Klan Kosova tha se gjatë këtij aksioni janë gjetur një sasi e alkoolit prej 42 mijë litrash. Ai theksoi…

Lajme
Dogana e ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një aksion në fshatin Hoçë të Madhe të komunës së Rahovecit.
Lidhur me aksionin ka dhënë detaje zëdhënësi i këtij institicioni Adriatik Stavileci.
Stavileci në Info Magazine në Klan Kosova tha se gjatë këtij aksioni janë gjetur një sasi e alkoolit prej 42 mijë litrash.
Ai theksoi se përpos që prodhuesi nuk kishte dokumentacion adekuat, produktet alkoolike i kishte emërtuar me emër jokushtetues.
“Përveç dyshimeve fillestare që kanë qenë për prodhimtari të alkoolit pa pagesën e tarifave të akcizës dhe paregjistrimin paraprak, kemi hasur që edhe produktet që i ka vendosur në market kanë përmbajtur emra jokushtetues”, tha Stavileci.