Konflikti u zëvendësua me Dialog

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic, thotë se Dialogu Kosovë-Serbi mund të sjellë rezultate të mira, nëse palët tregohen të gatshme për kompromise. Sipas tij, marrëdhëniet konfliktuoze mes dy vendeve tashmë janë zëvendësuar me dialog.

Lajme

23/01/2014 16:42

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, ka deklaruar se Dialogu Kosovë-Serbi po u jep fund marrëdhënieve kofliktuoze mes të dy vendeve.

Deklarata e Vucic vjen në kohën kur kanë nisur negociatat Serbi-BE, ku një nga kushtet gjatë këtyre bisedimeve është normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.

Ai  ka bërë të ditur për Blic se hapja e negociatave me përafrimin e Serbisë në BE, tregon se Serbia po përkrah vlerat europiane.

“Jemi të vetëdijshëm që gjendemi para ndryshimeve të mëdha. Duke u bazuar në vitet e kaluara por edhe tani, ne kemi treguar se jemi të fuqishëm që të përballemi me ndryshime”.

Sipas tij, fillimi i negociatave me BE’në përbën një ngjarje historike për Serbinë dhe qytetarët e saj.

Ai gjithashtu ka thënë se Serbia do të bëjë krejt çfarë është e mundur që të përmbushur kërkesat që rreth vitit 2018-2019 të bëhet shtet anëtar i BE’së.

I pyetur se a eksitojnë mundësi reale për të zgjidhur konfliktin me Kosovën, Vucic ka deklaruar për Blic se konflikti tashmë disa vite është zëvendësuar me dialog.

“Natyrisht që ekzistojnë probleme. Ka pikëpamje të ndryshme lidhur me problemet politike. Mirëpo, nëse të dy palët janë të gatshme për kompromise, mund të arrijmë rezultate të mira për të gjithë, për serbët dhe shqiptarët”.