lajmi.net

Konfuzioni i Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi nisi ta lexojë letrën e Muhamet Mustafës, me të cilën ai njoftonte se po kalonte në GP të LDK’së. Por, me mënyrën si filloi, Krasniqi la të kuptohet fillimisht se ai vetë po e bën këtë kalim.

Lajme

07/11/2013 17:24

Për disa momente, deputetët në sallën e Kuvendit të Kosovës, dhe shikuesit nga ekranet televizive mund të jenë stepur kur kanë dëgjuar disa fjalë nga Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Ai ka nisur ta lexoj një letër të deputetit Muhamet Mustafa, me të cilën ai njoftonte kolegët e tij se po kalonte në Grupin Parlamentar të LDK’së.

Por, me mënyrën si filloi ta lexojë këtë letër, Jakup Krasniqi la të kuptohet fillimisht se ai vetë po e bën këtë kalim.

“Ju njoftoj se prej tani e tutje aktivitetet e mia si deputet i Republikës së Kosovës do t’i zhvilloj në kuadër të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ju lutem që kjo të merret parasysh dhe të bëhen veprimet e nevojshme procedurale duke përfshirë edhe korrigjimin e dokumentit në faqe të internetit dhe të ngjashme. Deputeti Muhamet Mustafa”, thuhet në letër.

“E keni marrë gabim”, u tha Krasniqi deputetëve mes të qeshurave të tyre me zë të lartë.

Dikush mund edhe mos jetë habitur.

Jakup Krasniqi ka kohë që nuk po e gjen veten me PDK’në.

07/11/2013 13:10