Kosova kundër Xhamajkës

Kosova do të takohet me Xhamajkën në ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare. Burime të lajmi.net kanë konfirmuar kundërshtarin e parë të Përfaqësueses sonë, dhe se dueli do të zhvillohet në Mitrovicë ose Prishtinë, më datën 4 mars.

Sport

07/02/2014 11:39

Kosova do të luajë kundër Xhamajkës në ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare.

Burime të lajmi.net pranë Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) kanë bërë të ditur se kundërshtari i parë i Kosovës do të jetë Xhamajka, dhe ndeshja do të zhvillohet më datën 4 mars, një ditë para se raportohej fillimisht.

Një komision i FIFA’s do të vjen së shpejti në Kosovë për të inspektuar stadiumin Adem Jashari në Mitrovicë dhe arenën e kryeqytetit në Prishtinë, para marrjes së një vendimi përfundimtar, konfirmojnë burimet.

Kosova së fundmi ka qenë në kërkim të kundërshtarit për ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare pas lejes së marr nga FIFA në fillim të vitit, që i mundësoi skuadrës tonë Përfaqësuese të thyejë izolimin, duke u ballafaquar me skuadra të huaja, por jo me ato nga ish-Jugosllavia.