KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në veri – Lajmi.net
KQZ-ja kërkon që OSBE-ja t’i monitorojë zgjedhjet në veri
Autori: Lajmi.net LajmeNacionale 14:55, 15 April 2019
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje u diskutua lidhur me rolin këshillues të OSBE-së në Zgjedhjet e Jashtëzakonshme për Kryetar të Komunave Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

Siç njfton kumtesa, Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, bëri të ditur se roli i OSBE-së në këto zgjedhje, vetëm në këshilla teknike për Komisionet Komunale të Zgjedhjeve si dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve për Këshillat e Vendvotimeve, është në funksion të organizimit sa më të mirë të tyre.

Në fund, anëtarët e KQZ-së u dakorduan që kryetarja e KQZ-së të komunikojë me drejtues të Misionit të OSBE-së në Kosovë për të formalizuar bashkëpunimin.

Në pikën tjetër të rendit të ditës, KQZ-ja mori vendim për miratimin e specifikave teknike për shtypjen e fletëvotimeve për zgjedhjet në këto katër komuna. /Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO