KQZ ka pranuar tetë paralajmërime koalicionesh parazgjedhore

Anëtari i KQZ-së, Nenad Rikallo deklaroi sot se KQZ-ja ka përfunduar tetë koalicione politike për zgjedhjet e ardhshme të parakohshme parlamentare në Kosovë. Florian Dushi, nsdërkaq ka thënë për lajmi.net se këto janë vetëm paralajmërime për koalicionet parazgjedhore të subjekteve politike dhe se në këtë fazë ato nuk kanë obligim t\'i deklarojnë as partnerët e përzgjedhur për koalicione. 

Lajme

13/05/2014 23:19

Rikallo i tha agjencisë Beta se KQZ-ja ka p;rfunduar tetë koalicione parazgjedhore, duke përmendur me këtë rast një koalicion të serbëve, të quajtur Lëvizja për prosperitet demokratik, të cilin e përbëjnë Partia serbe e Kosovë-Metohisë dhe Lidhja e socialdemokratëve të pavarur.

Sipas tij, është konkluduar edhe koalicioni boshnjak Vakat, që e përbëjnë Partia Demokratike e Boshnjakëve, Partia demokratike Vatan, Partia e bashkuar e Boshnjakëve dhe Partie e Re Boshnjake.

Në mesin e tetë paralajmërimeve për koalicione parazgjedhore janë edhe gjashtë koalicione të subjekteve politike shqiptare.

Florian Dushi, anëtar i KQZ-së, tha për lajmi.net se këto janë vetëm paralajmërime dhe se partitë politike në këtë fazë nuk janë të obliguara të tregojnë se me cilat subjekte politike të tjera do të lidhin koalicione parazgjedhore.

Dushi tha se aplikimet në KQZ për koalicione parazgjedhore pranohen deri më 16 maj, kurse pas kësaj date pritet të bëhet edhe certifikimi i këtyre koalicioneve.