KQZ njofton për afatin e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme në komunat e veriut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (6 dhjetor), ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Ndërsa, afati për regjistrim do të jetë deri më 9 dhjetor, shkruan lajmi.net. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 6 dhjetor ka…

Lajme

06/12/2022 11:53

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sot (6 dhjetor), ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit.

Ndërsa, afati për regjistrim do të jetë deri më 9 dhjetor, shkruan lajmi.net.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 6 dhjetor ka filluar periudha e aplikimit për regjistrim për votim jashtë Kosovës për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin Komunal të Zveçanit dhe Leposaviqit. Afati i aplikimit për këtë periudhë do të përfundojë më 9 dhjetor 2022. Gjatë kësaj periudhe, shtetasit e Kosovës që jetojnë jashtë Republikës së Kosovës mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës për zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar në këto katër komuna. Gjithashtu, edhe ata/ato që nuk kanë shtetësinë e Republikës së Kosovës, por që kanë të drejtë të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, sipas Ligjit për Shtetësi, mund të aplikojnë.”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

KQZ inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj, pas regjistrimit, të votojnë përmes postës gjatë periudhës e cila fillon më 17 dhjetor dhe përfundon më 23 dhjetor 2022./Lajmi.net/