Krasniqi për ngjarjet në veri: Kurti po heshtë, fol kryeministër
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për ngjarjet e sotme në veri të Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”, shkruan lajmi.net. Ai ka thënë se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, teksa kryeministri Kurti po heshtë për këtë situatë.…

Lajme
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar për ngjarjet e sotme në veri të Kosovës.
Me anë të një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës”, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se Serbia po tenton të destabilizojë Kosovën, teksa kryeministri Kurti po heshtë për këtë situatë.
Postimi i plotë i Krasniqit:
Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës!
Institucionet e shtetit sot janë sulmuar në komunat e veriut. Kandidatët tanë janë kërcënuar. Serbia po tenton ta destabilizojë Kosovën, ndërsa Kryeministri i vendit, që na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë, po heshtë për situatën në veri.
Fol Kryeministër!. /Lajmi.net/