Kritikon Policinë për dhunë
Jakup Krasniqi ka reaguar ndaj dhunës së ushtruar nga Policia e Kosovës karshi studentëve të cilët kanë dalë para Rektoratit dhe po kërkojnë dorëheqjen e Rektorit Ibrahim Gashi.Sipas Krasniqit fotografitë e dhunës nuk i duhen Kosovës.

Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka kritikuar sjelljen e Policisë së Kosovës, gjegjësisht dhunën që këta kanë ushtruar ndaj studentëve protestues sot.
Krasniqi mendon se Kosovës i duhet një imazh tjetër, ai i mësimit studimit, dhe jo fotografi që tregojnë dhunën që është ushtruar sot para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
“Këto foto nuk i duhen Kosovës se Lirë!”
“Kosovës i duhen foto pune, mësimi e studimi, foto jete e jo dhune”, ka shkruar në Facebook, Jakup Krasniqi