Kryeministri në Barilevë, me traktor (Foto)

Kryeministri Hashim Thaçi, sot është takuar me biznesmen dhe fermerë të fshatit Barilevë të Podujevës, dhe më pas me ata të Shtimes. 

Lajme

10/05/2014 19:16

Thaçi me këtë rast ka premtuar që në mandatin e ardhshëm, qeveria në krye me të, do t’i ndihmojë edhe më shumë ata.

“Vizitova Barilevën e Podujevës që ka biznismenë të fuqishëm edhe në përmasa kosovare. Përgëzova familjen Rexha, të cilët janë duke punuar pataten në një hapësirë mbi 40 hektarë. Para qeverisjes sime i kanë pasur vetëm 2 hekterë të mbjellura por falë investimeve qeveritare në bujqësi, ata tani për çdo hektarë të mbjellur do të paguhen nga 300 euro subvencion”. 

“Më tej vazhdova vizitën në fabrikën për prodhimin e kubzave dhe të materialit ndërtimor “RUB” ku janë krijuar 150 vende të punës”. 

Kryeministri, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se në Shtime ka vizituar biznesin e rrjetit të hipermarketeve “Viva Fresh Sotre”. 

“Tutje e vizitova edhe biznesin e familjes Rexhepi nga Shtimja, \”Viva Fresh Store\”, që në gjithë Republikën ka hapur mbi 3500 vende të reja të punës”.

“Qeveria e Kosovës zotohet që në kuadër të Fondit për Punësim, bizneset e tilla të jenë përfituese në mënyrë që të zgjerohen këto biznese dhe të hapin vende të reja të punës”.