Kryeministri Thaçi i ofron mbështetje Hasan Pretenit
Kryeministri Hashim Thaçi i ka dalë në mbrojtje Hasan Pretenit. Në një takim të zhvilluar paradite më të, Thaçi ka inkurajuar atë që të denoncojë në organet e drejtësisë këdo që ushtron presion dhe e pengon në përmbushjen e detyrës së tij në krye të AKK’së.

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ofruar mbështetje në punën e tij, Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni.
Kryeministri Thaçi njoftoi përmes llogarisë së tij në Facebook për takimin që ka zhvilluar sot me Pretenin.
“Sapo përfundova takimin me drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z.Hasan Preteni”.
“Z. Pretenit i dhashë mbështetjen time dhe e inkurajova që të denoncojë në organet e drejtësisë këdo që ushtron presion dhe e pengon në përmbushjen e detyrës së tij në krye të AKK’së”.
“Vendosja e sundimit të ligjit është një ndër prioritetet e qeverisë sime dhe është kusht themelor për zhvillimin e vendit dhe për integrimin evropian”.
“Prandaj, të gjithë ata që punojnë në këtë drejtim, meritojnë maksimumin e përkrahjes sime dhe të mbarë opinionit publik”.
Mbështetja e Thaçi për Pretenin vjen në kohën kur ky i fundit është ankuar publikisht për presion sistematikë ndaj tij, siç ka thënë, nga zyrtarë të lartë shtetëror.