Ku po mbetet Bujar Bukoshi?
Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi, i cili pati themeluar Listën Dr. Ibrahim Rugova, pak para zgjedhjeve të fundit nacionale, ende nuk ka treguar se ku do të shkojë në afatin kalimtar të transferimeve politike.

Lajme
Me Listën Dr. Ibrahim Rugova, Bukoshi bashkë me Ukë Rugovën, Dardan Gashin e Astrit Harqijën patën lidh koalicion me AAK-në, duke marrë kështu një deputet në Kuvendin e Kosovës.
Më vonë, Lista pati bërë koalicion me PDK-së, duke marrë një pozitë të Zëvendëskryeministrit, një Ministri dhe disa poste Zëvendësministrash.
Ndërkohë, Dardan Gashi e ka konfirmuar se Lista është shpërbë, ndërsa vet ka shkuar në Partinë e Behgjet Pacollit.
Por, ende nuk po dihet për fatin politik të Bujar Bukoshit.
Express ka kontaktuar Bukoshin, por ai nuk e ka hapur telefonin. Në anën tjetër, zyrtarë të LDK-së kanë thënë se nuk janë të interesuar të marrin afër vetës Bukoshin.