Kurti: Komunat me shumicë serbe marrin më shumë buxhet se ato të banuara me shqiptarë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 10 komunat me shumicë serbe në veri kanë marrë 62% më shumë buxhet për kokë banori si dhe 89% më shumë në investime kapitale në kokë banori se sa 28 komunat tjera, 27 prej të cilave janë të populluara me shumicë shqiptare. Në një postim në Twitter,…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se 10 komunat me shumicë serbe në veri kanë marrë 62% më shumë buxhet për kokë banori si dhe 89% më shumë në investime kapitale në kokë banori se sa 28 komunat tjera, 27 prej të cilave janë të populluara me shumicë shqiptare.
Në një postim në Twitter, Kurti ka thënë se politikanët serbë në komunat jugore ishin në gjendje të siguronin e planifikonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore e infrastrukturore se sa ata në veri, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se ndërkombëtarët duhet të kërkojnë llogari nga Qeveria e Serbisë pse këto katër komuna janë privuar nga planifikimet dhe investimet.
Postimi i plotë i Kurtit në Twitter:
Dhjetë komuna me shumicë serbe në Kosovë kanë marrë mesatarisht 62% më shumë buxhet (në tërësi) për kokë banori, si dhe 89% më shumë në shpenzime kapitale për kokë banori se 28 komunat e tjera, 27 prej të cilave janë me shumicë shqiptare.
Politikanët serbë dhe udhëheqësit komunalë në 6 komunat jugore ishin të gatshëm dhe në gjendje të planifikonin, siguronin dhe zbatonin më shumë infrastrukturë arsimore, shëndetësore dhe transporti për qytetarët e tyre sesa 4 komunat në veri.
Komuniteti ndërkombëtar duhet të kërkojë llogari nga Qeveria e Serbisë për privimin e këtyre 4 komunave veriore për zhvillim të duhur. Detyrimi ndaj qytetarëve vendas nëpërmjet një grushti kriminelësh, të udhëhequr nga paratë, narkotikët dhe trafikantët e armëve në listën e zezë të Thesarit të SHBA-së, duhet të dënohet publikisht. /Lajmi.net/