Kurti takohet me ambasadorin suedez, flasin për ndihmën e Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë Jonas Westerlund. Në takim, theks të veçantë i është dhënë ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, shkruan lajmi.net. Po ashtu në takim është diskutuar edhe mbi raportet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë. Komunikata e plotë: Kryeministri…

Lajme
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë Jonas Westerlund.
Në takim, theks të veçantë i është dhënë ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, shkruan lajmi.net.
Po ashtu në takim është diskutuar edhe mbi raportet dhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë.
Komunikata e plotë:
Kryeministri Kurti priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund
Prishtinë, 9 dhjetor 2022
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund.
Krahas diskutimit mbi raportet dhe bashkëpunimin e mirë bilateral ndërmjet Kosovës dhe Suedisë, u bisedua edhe për mbështetjen e vazhdueshme të Ambasadës së Suedisë nëpërmjet programeve të ndryshme për zhvillimin dhe demokratizimin e vendit tonë.
Në takim, theks i veçantë iu dha ndihmës dhe përkrahjes së Suedisë për dialogun me serbët e Kosovës, veçanërisht nëpërmjet organizatave serbe të shoqërisë civile.
Kryeministri Kurti shprehur mirënjohjen e tij edhe për përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ndërkombëtar (SiDA) e integrimit sa më të mirë të të gjitha komuniteteve në Kosovë përmes zhvillimit të gjithmbarshëm ekonomik. /Lajmi.net/