Kurti: Trajnimi profesional, pjesë themelore e reformave të Qeverisë në edukim dhe punësim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festën e fundvitit të organizuar nga fondacioni gjerman Help-Hilfe zur Selbsthilfe, i cili që nga viti 2015 ka zbatuar projekte të ndryshme të punësimit në vend. Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, deri sa ka bërë të ditur se Kurti është shprehur falënderues për ftesën…

Lajme

06/12/2022 23:25

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në festën e fundvitit të organizuar nga fondacioni gjerman Help-Hilfe zur Selbsthilfe, i cili që nga viti 2015 ka zbatuar projekte të ndryshme të punësimit në vend.

Kështu ka njoftuar Zyra e Kryeministrit, deri sa ka bërë të ditur se Kurti është shprehur falënderues për ftesën dhe për aftësimin qytetarëve, veçanërisht grave, për tregun e punës nëpërmjet ofrimit të mbi 2,000 trajnimeve profesionale, kryeministri Kurti tha se trajnimi profesional është pjesë themelore e reformave që po ndërmerr Qeveria në edukim dhe punësim.

“Jemi të lumtur që si qeveria e parë që e ka prioritet aftësimin dhe edukimin profesional, këtë vit shkollor tashmë kemi filluar pilotimin e pesë programeve të trajnimit në fushën muratorisë, teknologjisë së informacionit, turizmit dhe mikpritjes, floktarisë dhe kuzhinës”, u shpreh kryeministri.

Ai e vlerësoi edhe punën e HELP në mbështetje të personave me sindromën Down, duke shtuar se pavarësisht se Qeveria e ka deklaruar këtë vit si Vit i Personave me Aftësi të Kufizuara, gjithmonë mund të bëhet më shumë për t’i fuqizuar më shumë ata që të kanë nevojë me qëllim përfshirjen e plotë dhe si të barabartë në shoqërinë tonë.

Në këtë organizim, Help prezantoi të arriturat për këtë vit dhe planet për vitin e ardhshëm.