Kush janë kundërshtarët e KB Prishtina në Europe Cup?

22:00 | 11 Tetor 2019

KB Prishtina po përgatitet për disa sfida mjaft të vështira në arenën ndërkombëtare.

Prishtina ka qenë skuadra dominuese në basketbollin kosovar, por ka arritur disa suksese edhe në sferën ndërkombëtare.

‘Bardh e kaltrit’ po përgatiten për një tjetër rrugëtim në arenën ndërkombëtare, në kuadër të ‘FIBA Europe Cup’.

Në këto gara, tre kundërshtarët e parë të Prishtinës do të jenë Apoel BC, BK Ventspils dhe Medi Bayreuth.

Faqja zyrtare e Prishtinës ka dhënë nga një koment të shkurtër për secilën skuadër dhe lajmi.net ua përcjell më poshtë postimin e plotë të KB Prishtina, në mënyrë që t’i njohim kundërshtarët e kryeqytetasve. /Lajmi.net/