Kush janë romët? Mësoni prejardhjen, numrin e madh të tyre dhe të famshmit e këtij komuniteti

17:57 | 9 Prill 2019

Dje u festua Dita Ndërkombëtare e një prej grupeve etnike më të shtypura në botë, romëve. Ata janë një grup etnik indo-arian që jetojnë më së shumti në Evropë dhe në të dy amerikat por që kanë prejardhjen nga nënkontinenti verior indian.

Sipas gjetjeve gjenetike, romët “erdhën nga një grup i vetëm që la Indinë veriperëndimore rreth 1500 vjet më parë.” Janë njerëz të shpërndarë nëpër shumë vende, me shumicën që jeton në Egjipt [1,7 milionë], në ShBA [1 milion], Brazil [800 mijë], Spanjë [750 deri në 1,1 milion], Rumani [619 mijë], Turqi [500 mijë deri në 2 milion e 750 mijë], Francë [350-500 mijë] etj.

Në vendin tonë jetojnë rreth 36 mijë romë.

Mes njerëzve të famshëm që kanë përkatësi rome shquhen, shkrimtari francez Mateo Maximoff, librat e të cilit janë përkthyer në 14 juhë të botës, pastaj shkrimtari finlandez Veijo Baltzar, poeti polak Edward Debicki, aktori e regjisori britanik Charlie Chaplin e shumë politikanë, muzikantë, aktorë e shkrimtarë të tjerë. Sa i përket futbollistëve, origjinë rome kishin kampioni evropian Dani Guiza, legjenda gjermane Gerd Mueller, ylli tjetër gjerman Michael Ballack, portugezi Ricardo Quaresma e shumë të tjerë.

Romët kanë qenë ndër popujt më të persekutuar në historinë botërore. Në mesjetë ata ishin viktimë e skllavërisë. Ata po ashtu ishin viktima të Holokaustit.