Kylie Jenner bën tatuazhin e veçantë

23:02 | 17 Maj 2019

Kylie Jenner ka bërë tatuazh emrin e vajzës së saj 15- muajshe.

Kylie Jenner dhe mikja e saj e ngushtë, Anastasia Karanikolaou, kanë bërë tatuazh emrin “Stormi” në dorë, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Miliarderja 21-vjeçare publikoi një video në InstaStory, në të cilën tregoi tatuazhin e ri.

Emri “Stormi” me shkronja të vogla mund të shihet në bërrylin e dorës së Kyliet dhe shoqes së saj.

Ky veprim i saj erdhi vetëm pak kohë pasi Kylie kishte publikuar imazhe gjatë fotosesionit me Sasha Samsonovën.

Më 30 prill modelja dhe partneri i saj, Travis Scott, njoftuan se dëshirojnë që Stormin ta bëjnë me një vëlla. /Lajmi.net/