Lajçak deklarohet pas takimit me Kurtin: Koha e duhur për progres në dialogun Kosovë-Serbi

Ka përfunduar takimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak. Pas këtij takimi, Lajçak deklaroi se ka ardhur në Kosovë që të diskutoj për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut. Miroslav Lajçak, ka thënë se tani është…

Lajme

06/12/2022 10:33

Ka përfunduar takimi i kryeministri të Kosovës, Albin Kurti me përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian, Mirsolav Lajçak.

Pas këtij takimi, Lajçak deklaroi se ka ardhur në Kosovë që të diskutoj për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në kuadër të dialogut.

Miroslav Lajçak, ka thënë se tani është koha e duhur për progres në dialogun Kosovë-Serbi.

Ndërsa për dialogun Kosovë-Serbi dhe se në mars 2023 mund të arrihet marrëveshja finale, ai ka thënë se “ne nuk dëshirojmë të vonojmë, momentumi është tani, nuk i kam dëshirë afatet e caktuara, por jemi duke ecur përpara për progres në dialog”.

“Dua të shfrytëzoj këtë moment që po punojmë në normalizim. Ndoshta vi shpejt sërish që të sigurohem që bisedimet po shkojnë mirë. Nuk ka kohë për të humbur”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Lajçak gjithashtu has e në kohën e njëjtë ka shfrytëzuar takimin me Kurtin, që të diskutohet situata e krijuar në veri të vendit.

“Shfrytëzova takimin me Kurtin që të diskutohet çështja e veriut, pas dorëheqjeve të serbëve, diskutuam edhe çështjen e energjisë dhe po ashtu folëm për të pagjeturit. Situata është normale, por edhe pozitive”,shtoi ai.

I pyetur nga gazetarët për afatet kohore të arritjes së marrëveshjeve, Lajçak tha se kjo varet nga të dyja palët. /Lajmi.net/