Lajçak deklarohet për kthimin e serbëve në institucione: Jemi në situatë që s’është e mirë për askënd

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë. Lajçak ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, meqë rast kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend. Pas kësaj, Lajçak është deklaruar edhe në lidhje me largimin e serbëve nga institucionet drejtuese të Kosovës. Ai theksoi se kjo…

Lajme

06/12/2022 10:38

Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është duke qëndruar në Kosovë.

Lajçak ka takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, meqë rast kanë diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.

Pas kësaj, Lajçak është deklaruar edhe në lidhje me largimin e serbëve nga institucionet drejtuese të Kosovës.

Ai theksoi se kjo çështje është diskutuar edhe në takimin e djeshëm me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, si dhe sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“E diskutova këtë çështje dje Vuçiqin edhe sot me Kurtin. Një gjë është e qartë, jemi në situatë sigurie vakuumi, dhe kjo nuk është e mirë për njerëzit, nuk është e mirë për askënd. Dhe ne padyshim duam të kthehemi në situatën normale. Këtë dua ta dëgjoj nga të dy palët dhe ne jemi të lumtur që të asistojmë që situata të kthehet në normalitet”, deklaroi Lajçak.

Ndryshe ai tha se në takim është diskutuar edhe për të pagjeturit, dialogun dhe çështje të tjera të rëndësishme të Kosovës dhe Serbisë./Lajmi.net/