Lajçak për takimin me Kurtin: Normalizimi me Serbinë dhe hapat e ardhshëm pjesë e diskutimit
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur të martën, ka bërë të ditur se ka diskutuar për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë dhe hapat e radhës që do të ndërmerren karshi dialogut. Lajçak e ka bërë të ditur një gjë të tillë…

Lajme
Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të mbajtur të martën, ka bërë të ditur se ka diskutuar për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë dhe hapat e radhës që do të ndërmerren karshi dialogut.
Lajçak e ka bërë të ditur një gjë të tillë përmes një postimi në llogarinë zyrtare të tij në ‘Twitter’, shkruan lajmi.net.
“Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe planifikimi ynë për hapat e ardhshëm u theksuan në takimin tim me kryeministrin Albin Kurti në mëngjesin e sotëm në Prishtinë”, ka deklaruar Lajçak.
“Ne e shfrytëzuam takimin tonë edhe për të diskutuar situatën në veri të Kosovës dhe energjinë”, ka deklaruar ai.
Lajçak ka vizituar Kosovën një ditë pas qëndrimit të tij në Serbi, i cili ka takuar presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
“Në Beograd sot diskutova rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve si vazhdim i takimeve të fundit të dialogut. Ne folëm edhe për çështje aktuale, duke përfshirë edhe kthimin e serbëve të Kosovës në institucione të Kosovës, Udhërrëfyesin e Energjisë si dhe personat e zhdukur”, deklaroi Lajçak në njoftimin për takimin me Vuçiqin. /Lajmi.net/
The normalisation of relations with Serbia and our planning on next steps featured prominently in my meeting with PM @albinkurti this morning in Pristina. We also used our meeting to discuss the situation in the north of Kosovo and energy. pic.twitter.com/6cmEUc6mRd
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 6, 2022