Lamela nuk flet anglisht

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas beson se barriera e gjuhës është duke e parandaluar përforcimin më të shtrenjtë në histori të klubit, Erik Lamela të shfaq talentin e tij në White Hart Lane. 21-vjeçari argjentinas u transferua nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës për rreth 30 milionë funte, por është paraqitur rrallë herë për…

Sport

28/10/2013 18:10

Menaxheri i Tottenhamit, Andre Villas-Boas beson se barriera e gjuhës është duke e parandaluar përforcimin më të shtrenjtë në histori të klubit, Erik Lamela të shfaq talentin e tij në White Hart Lane.

21-vjeçari argjentinas u transferua nga Roma gjatë afatit kalimtar të verës për rreth 30 milionë funte, por është paraqitur rrallë herë për Tottenhamin dhe ende nuk ka debutuar në Premierligë.

I pyetur nëse shpenzimi i madh i bërë për angazhimin e Lamelas ka shtuar presionin ndaj futbollistit, Villas-Boas deklaroi: “Jo, nuk besoj. Ne kemi biseduar shumë me të. Mendoj se ai është ende duke u mësuar në Premierligë por atë që ende nuk e ka mësuar është gjuha”.

“Soldado ka njohuri më të mirë andaj ishte më e lehtë. Me Erikun ishte pak më e vështirë por jemi duke i shërbyer ndihmë të madhe, dhe familja e tij ka ardhur këtë javë”, u shpreh strategu portugez.