Lautaro me formë të dobët në botëror, Messi i del në mbrojtje yllit të Inter

Lionel Messi i ka dalë në mbrojtje yllit të Inter, Lautaro Martinez, pasi ky i fundit po kalon një formë të dobët në Kampionatin Botëror 2022. Lautaro është futur në një krizë golash dhe kjo po pasqyrohet edhe në Katar, me lojtarin e Argjentinës që po humb shumë raste shënimi. Disa mundësi të arta Lautaro…

Sport

04/12/2022 16:17

Lionel Messi i ka dalë në mbrojtje yllit të Inter, Lautaro Martinez, pasi ky i fundit po kalon një formë të dobët në Kampionatin Botëror 2022.

Lautaro është futur në një krizë golash dhe kjo po pasqyrohet edhe në Katar, me lojtarin e Argjentinës që po humb shumë raste shënimi.

Disa mundësi të arta Lautaro i shpërdoroi edhe mbrëmë, por pas ndeshjes, Leo Messi i ka dalë në mbrojtje atij.

“Lautaro është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne, ai është një sulmues që jeton duke shënuar gola”, ka thënë Messi, transmeton lajmi.net.

“Tani është fundamentale që ai të jetë mirë për çerekfinalet dhe për ato që do të vijnë në vazhdim në këtë Kupë të Botës”, shtoi shtatë herë fituesi i ‘Topit të Artë’.

Lautaro Martinez ka 21 gola në 44 paraqitje me kombëtaren e Argjentinës. Ai vazhdon të jetë nga emrat ‘më të rrezikshëm’ të kombëtares në përbërjen aktuale. /Lajmi.net/