Leonarda kërcënon se do të bëjë vetëvrasje
Leonarda Dibrani e ka të vështirë të pajtohet se i duhet ta vazhdojë jetën në Kosovë. Gjykata e qytetit Besançon, arriti në përfundim se largimi i familjes së Leonarda Dibranit nga Franca për në Kosovë më 9 tetor të vitit të kaluar ka qenë i drejtë.

Lajme
(E plotësuar, 14:13)
Pasi mësoi vendimin refuzues që i bëri drejtësia franceze kërkesës së saj për qëndrim në Francë, romja e re, Leonarda Dibrani, ka kërcënuar se do të bëjë vetëvrasje
“Do të hidhem nga dritarja”, ka thënë Leonarda Dibrani për Reuters, në banesën e saj në Mitrovicë.
—-
Një gjykatë në Francë refuzoi kërkesën për leje qëndrim të familjes së nxënëses rome, deportimi i të cilës nxiti reagime dhe protesta nga nxënësit në tërë Francën
Gjykata e qytetit lindor të Francës, Besançon, arriti në përfundim se largimi i familjes së Leonarda Dibranit nga Franca për në Kosovë më 9 tetor të vitit të kaluar ka qenë i drejtë.
Familja Dibrani ka të drejtë ankese ndaj vendimit të sotëm.
Përzënia e Leonardës nga Franca kishte nxitur reagime të ashpra në Francë pasi që autoritetet e morën atë përderisa ishte në një udhëtim shkollor.
Leonarda Dibrani
Një gjykatës publik, më 7 janar, kishte ardhur në përfundim se përzënia e Leonardës ishte bërë me të drejtë pasi që familja e saj nuk kishte bërë përpjekje për t’u integruar në shoqërinë franceze.
Sipas këtij gjykatësi, babai i Leonardës, Reshati, me origjinë nga Kosova, është munduar shumë pak për të gjetur punë, ndërsa nëna e saj nuk fliste gjuihën frënge.
Reshat Dibrani kishte gënjyer kur kishte thënë se e tërë familja e tij ishte nga Kosova. Por nëna dhe gjashtë nga shtatë fëmijët e familjes Dibrani janë lindur në Itali nga ku ata hynë në Francë në vitin 2009. Vetëm njëri nga fëmijët e tyre ka lindur në Francë.
Reshati gjithashtu ka ofruar një certifikatë të falsifikuar të martesës në përpjekje për të fituar azil në Francë, kërkesë e cila i është refuzuar disa herë.
Deportimi i Leonarda Dibranit kishte nxitur protesta të nxënësve në tërë Francën