Liga e Evropës: Këto janë skuadrat që kanë kaluar në çerekfinale

23:55 | 14 Mars 2019

Raundi i 1/16-ës së finales në kuadër të Ligës së Evropës ka treguar disa nga duelet më interesante viteve të fundit në këtë kompeticion.

Sot janë mësuar tetë skuadrat që do të paraqiten në fazën çerekfinale. Në disa ndeshje pati drama të vërteta, ku fituesi u vendos në minutat e fundit.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Slavia Prague dhe Sevilla, ku Slavia siguroi kualifikimin vetëm në minutën e 120’ të takimit, shkruan lajmi.net.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo mes Inter dhe Frankfurt, si dhe ajo mes Arsenal – Rennes.

Chelsea në anën tjetër pati punë tejet të lehtë ndaj Dynamo Kyiv, të cilën e eliminioi me rezultatin total 8:0.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell tetë çerekfinalistët e Ligës së Evropës për këtë edicion.

Chelsea

Napoli

Valencia

Villarreal

Arsenal

Frankfurt

Benfica

Slavia Prague  /Lajmi.net/