lajmi.net

Lista e përforcimeve të Van Gaalit

Menaxheri i ardhshëm i Manchester Unitedit, Louis van Gaalit ka përgatitur një listë me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë në Old Trafford, gjatë afatit kalimtar të verës.

Sport

16/05/2014 11:49

Selektori i Holandës, Louis van Gaal do të jetë menaxher i ri i Manchester Unitedit.

Gjiganti anglez do ta zyrtarizojë emërimin e tij në fundjavë, dhe Van Gaal do të bëhet pasardhës i David Moyesit të shkarkuar nga detyra muajin e kaluar pas një edicioni dëshpërues në Premierligë.

Kurse, e përditshmja britanike The Guardian ka publikuar një listë të atyre që pritet të jetë yjet që do të kërkohen nga Van Gaal gjatë afatit kalimtar të verës.

Ish trajneri i Bayern Munichut do të tentojë blerje te ish skuadra e tij, pasi është i interesuar për dyshen, Arjen Robben e Thomas Muller.

Van Gaal i ka dhënë zëvendës nënkryetarit të Unitedit, Ed Woodward një listë të klasifikuar me A, B, C sipas preferencave të tij, për përforcimet e radhës. Robben dhe Muller janë në listën A, së bashku me qendërmbrojtësin e Borussia Dortmundit, Mats Hummels.

Van Gaal po ashtu aprovoi përpjekjet e klubit për transferimin e mbrojtësit të Southamptonit, Luke Shaw, dhe mesfushorit të Bayernit, Toni Kroos.

Lista e përforcimeve të Van Gaalit

Louis van Gaal kërkon që sa më parë të zyrtarizojë marrëveshjen për emërimin e tij në postin e menaxherit të Manchester Unitedit. Ai tashmë ka bërë gati një listë me emrat e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë në verë.

Sport

01/05/2014 10:16

Louis van Gaal shpreson të përmbyll me sukses negociatat me Manchester Unitedin në ditët e ardhshme, i vetëdijshëm se anëtarët e stafit të tij teknik, janë nën presion të sqarojnë pozitat e tyre me punëdhënësit aktual.

Guus Hiddink do të jetë selektor i ri i Holandës pas Kampionatit botëror dhe Frank Hoek, trajneri i portierëve në stafin e Van Gaalit, i ka thënë Hiddinkut se ende nuk ka vendosur nëse do të mbetet në strukturën e Kombëtares ose t’i bashkohet Van Gaalit në United.

Sidoqoftë, Van Gaal – i cili kërkon finalizimin sa më të shpejtë të marrëveshjes për angazhimin e tij si pasardhës i David Moyesit – ka kërkuar garanci nga kryesia e klubit për t’i vënë në dispozicion fonde për blerjen e përforcimeve gjatë afatit kalimtar të verës.

Sipas Sports Mail, Van Gaal në listën e tij ka tre emra: mesfushorin e Bayern Munichut, Toni Kroos, mesfushorin ofanziv të Borussia Dortmundit, Marco Reus dhe bashkëlojtarin e tij, mbrojtësin Mats Hummels.