Liverpool apo Man City? Ferguson jep mendimin e tij rreth titullit të kampionit në Premierligë

14:49 | 15 Prill 2019

Ish trajneri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka dhënë mendimin e tij rreth fituesit të titullit të kampionit në Premierligë.

Gara për triumfin në kampionatin anglez është shumë e ngushtë, me Liverpool dhe Manchester City që nuk dinë të  gabojnë.

Skaudra e Klopp prinë tabelën me një pikë më shumë sesa ajo e Pep Guardiolas, por ky i fundit ka një ndeshje më shumë për të luajtur, që do të thotë se ka fatin në dorë.

Megjithatë, edhe përkundër këtij fakti, legjenda e futbollit anglez, Sir Alex Ferguson, beson se Liverpool do të triumfoj në fund.

Arsye për mendimin e tij duket të jetë ndeshja që Manchester City do ta luaj kundër ish skuadrës së skocezit, ku ai pret se United do të marr diçka.

“Po bisedoja me Phil Bradsley, dhe do të jap një emër këtu. Ai ishte ulur pranë Sir Alex Ferguson” ka thënë Jonathan Walters për ‘BBC Radio’, transmeton lajmi.net.

“Ai ishte ulur me të dhe Fergie mendon se Liverpool do ta fitojnë kampionatin” ka thënë tutje ai.

Ëalters ka treguar edhe arsyen pse Ferguson ka menduar në këtë mënyrë.

“Ai mendon se Liverpool do të fitojë, sepse beson se United do të marr diçka nga takimi me City.”

Kjo me siguri se do të jetë një nga herët e rralla kur tifozët e Liverpool do të luten që mendimi i Ferguson të jetë i sakti.

Manchester United në luftën e saj për një vend në top katërshen sigurisht se mund të hap shumë probleme për ‘Citizens’. Mbetet të shihet nëse Ferguson do të ketë të drejtë. /Lajmi.net/