Liverpooli fiton sezonin tjetër
Brendan Rodger beson se Liverpooli mund ta fitojë titullin e kampionit në Angli sezonin tjetër, pasi dështoi ta bënte një gjë të tillë këtë edicion. Sipas tij, ekipi do të përmirësohet dhe do t’ua realizojë ëndrrën tifozëve.

Sport
Brendan Rodgers insiston se Liverpool duhet të besojë ta fitojë Premierligën sezonin tjetër. Reds e kishin titullin në duar, por e lëshuan duke dështuar në xhirot e fundit.
Me këtë rast, Manchester City e shfrytëzoi për mrekulli gabimin e Liverpoolit, duke e siguruar titullin e dytë në tri sezonet e fundit, pas fitores 2:0 ndaj West Ham Unitedit të dielën.
Djelmoshat e Rodgers fituan 2:1 ndaj Newcastles në shtëpi, por kjo nuk u mjaftoi. Për këtë, 41 vjeçari ndien se ekipi i tij do ta ndjek titullin sezonin tjetër.
“Bota sot është besim. Besim që ne mund të jemi atje duke e kërkuar titullin. Ne nuk do të mendojmë vetëm për t’u futur në Top 4, por për të fituar”, deklaroi trajneri britanik.
“Ishte një kampanjë e mrekullueshme. Ishte e jashtëzakonshme t’i shihje tifozët, ne i bëmë atë të ëndërronin dhe ne duhet ta bëjmë këtë. Por, duhet të përmirësohemi dhe të fitojmë trofe”, përfundoi Rodgers.