Lori Hoxha dhe Vis Bajraktari fotografohen dorë për dore në Tiranë

19:49 | 15 Maj 2019

Fotografia po bën xhiro në rrjet.

6 vite bashkë, u duk se përfunduan në ndarje për Lori Hoxhën dhe Vis Bajraktarin. Në janar, fakti se ata nuk e ndiqnin njëri- tjetrin në Instagram, u kuptua si një shenjë se çifti shumë i komentuar nuk janë më bashkë.

Por, një foto e të dyve bashkë nëpër qytet, duket se hedh poshtë gjithçka është thënë. Lori dhe Visi u fotografuan duke ecur bashkë në rrugët e Tiranës. Fotoja u publikua sot nga “Fun Day” në “In Tv”. Duhet thënë se lidhja Hoxha- Bajraktari ka qenë gjithmonë një pikëpyetje e madhe për mediat. Aksioneria e “Top Medias” dhe sipërmarrësi janë treguar gjithmonë të rezervuar sa i takon postimeve në rrjetet sociale apo shfaqjes bashkë në eventet publike. Në fillimet e famës si fashionista, Lori Hoxha kishte një blog ku përveç fotove me veshjet IN të momentit, postonte edhe foto me Visin.