Luan Dalipi përfaqëson Kurtin në takimin e nesërm të ambasadës amerikane për Asociacion

Nga Qeveria e Kosovës nesër do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në këtë takim pritet që temë kyçe e diskutimit të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe. E nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar pjesëmarrja në këtë takim. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i…

Lajme

30/01/2023 22:27

Nga Qeveria e Kosovës nesër do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë takim pritet që temë kyçe e diskutimit të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.

E nga Qeveria e Kosovës është konfirmuar pjesëmarrja në këtë takim.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Sipas Kryeziut ftesë për takim nuk ka marrë Kryeministri, Albin Kurti, por Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi.

“Në takime, diskutime e ngjarje të ndryshme në të cilat merr pjesë Kryeministri, zakonisht atyre ju paraprijnë edhe ftesa e dedikuar dhe e personalizuar për Kryeministrin. Një ftesë të tillë nuk ka pasur në këtë rast. Për takimin në fjalë, ftesë ka pranuar Shefi i Stafit të Kryeministrit, Luan Dalipi, i cili do të marrë pjesë nesër”, ka thënë Kryeziu për Tëvë1.

Ndryshe deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme nga Qeveria e Kosovës nuk janë deklaruar fare për pjesëmarrje në këtë takim.

Madje konfirmim për pjesëmarrje në këtë takim patën deklaruar edhe nga Presidenca dhe Kuvendi i Kosovës, por jo edhe nga Qeveria./Lajmi.net/