Luan për Arsenalin, por kjo është ëndrra e Ceballos

14:22 | 10 Tetor 2019

Lojtari i Arsenalit, Dani Ceballos këmbëngul që “ëndrra” e tij që të luajë për Real Madrid mbetet e gjallë, pavarësisht se e kaloi sezonin larg nga ‘Santiago Bernabeu’ si huazim në Londrën e Veriut.

Spanjolli iu bashkua ‘Gunners’ në një marrëveshje huazimi këtë verë pasi nuk kishte vend në skuadrën e Zinedine Zidane.

Mesfushori ishte i rregullt në formacionin e Julen Lopetegui dhe Santiago Solari, por ardhja e teknikut francez vështirësoi gjithçka, përcjell lajmi.net.

“Kur nuk luaj, nuk më pëlqen vetja”, i tha ai Radio Marca. “Këto dy vjet në Real Madrid kam mësuar shumë nga klubi, por tani po e shijoj atë [futbollin]”.

“E dija që ishte një vit i rëndësishëm, trajneri ka dyshime dhe ai që nuk luan nuk shkon në Euro 2020, kështu që ishte një kohë e mirë për të shkuar në huazim’.

“Me besimin e Emery unë mund të kem shumë shanse të jem në skuadrën e Euros”.

“Asnjëherë nuk kam menduar të largohem përgjithmonë. Qëllimi im është të arrij sukses në Real Madrid. Do të luftoj për të përmbushur ëndrrën time”, tha ai. /Lajmi.net/