Lushtaku kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë: Qytetarët në veri po kalojnë çaste të tmerrshme

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se situata në veri është alarmante. Ai ka thënë se qytetarët e veriut po kalojnë çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale, shkruan lajmi.net. “Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tone”, ka shkruar ai.…

Lajme

06/12/2022 23:38

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, me anë të një postimi në Facebook ka thënë se situata në veri është alarmante.

Ai ka thënë se qytetarët e veriut po kalojnë çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale, shkruan lajmi.net.

“Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tone”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë i tij:

SITUATË ALARMANTE NË VERI

Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore duke përfshirë shqiptarët dhe komunitetet tjera të cilët nuk janë pjesë e grupeve kriminale po kalojnë çaste të tmerrshme në pasiguri totale.

Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë sepse gjendja është serioze dhe të mos mjaftohen me deklarata në facebook.

Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tonë.

Sovraniteti i shtetit është i pacenueshëm dhe ne duhet t’ju ofrojmë siguri qytetarëve tonë në çdo cep të vendit!. /Lajmi.net/