Madagaskar, vjedhja e lopëve rezultoi me 22 të vdekur

Në dhunën e madhe që u nis si pasojë e vjedhjes së lopëve, në Madagaska kanë vdekur  22 persona, rreth 3,000 të tjerë janë detyruar të ikin, ndërsa janë shkatërruar me qindra shtëpi.

Bota

15/05/2014 01:03

Si njoftojnë autoritetet lokale, nga incidentet e dhunshme janë shkatërruar dhe rrafshuar për toke rreth 275 shtëpi, ndërsa 3,000 njerëz janë detyruar të zhvendosen shkaku i trazirave që kanë zgjatur plot një javë.

Dhuna ka shpërthyer për arsye të dukurisë së vjedhjes së lopëve, gjë që ka rezultuar me përleshje ndërmjet bandave të vjedhësve të bagëtive, në njërën anë, dhe fshatarëve lokalë e ushtrisë, në anën tjetër.

Lopët e llojit Zebu në Madagaskar janë simbol i pasurisë. Mishi i kësaj lloj lope hahet vetëm gjatë dasmave dhe kremteve speciale.