Man Utd bën hapat e parë, kontakton Fulhamin për Sessegnon

19:30 | 17 Maj 2019

Skuadra e Manchester United ka nisur të bëjë hapat e parë për merkaton e verës.

‘Djajtë e kuq’ kanë kontaktuar skuadrën e Fulham, për të nisur bisedimet për transferimin e Ryan Sessegnon.

Të interesuara për lojtarin janë edhe skuadrat e Tottenham dhe Juventus, por deri më tani vetëm United ka kontaktuar, të paktën sipas raportimeve të ‘Sky Sports’, transmeton lajmi.net.

Sessegnon do të mbush 19 vite të shtunën, por ka një karrierë mjaft të pasur deri më tani, ku ka regjistruar më shumë se 100 paraqitje me ekipin e parë.

Ai është një produkt i akademisë së suksesshme të Fulham. Gjithashtu, lojtari ka luajtur me gjeneratat e reja të Anglisë nga U-16 deri në U-21.

Man United duan që të kenë sa më shumë emra të talentëve të rinj anglez në skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer. /Lajmi.net/