Man Utd pasuron Rooneyn
Manchester United ka hapur bisedimet me Wayne Rooneyn rreth kontratës së re që do ta mbajë sulmuesin në Old Trafford për pjesën e mbetur të karrierës së tij, ka njoftuar BBC Sport. Rooney, 28-vjeç, është duke konsideruar ofertën që besohet se do ta bëjë futbollistin më të paguar në histori të Unitedit. Sulmuesi anglez ka…

Sport
Manchester United ka hapur bisedimet me Wayne Rooneyn rreth kontratës së re që do ta mbajë sulmuesin në Old Trafford për pjesën e mbetur të karrierës së tij, ka njoftuar BBC Sport.
Rooney, 28-vjeç, është duke konsideruar ofertën që besohet se do ta bëjë futbollistin më të paguar në histori të Unitedit.
Sulmuesi anglez ka hyrë në 18 muajt e fundit të kontratës së tij me vlerë prej 250 mijë funtesh në javë dhe menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e tij.
United dhe Rooney shpresojnë t’i përmbyllin bisedimet në javën e ardhshme. Rooney, i cili iu bashkua Unitedit nga Everton më 2004, është aktualisht futbollisti i katërt më i paguar në histori të Unitedit.
Mirëpo, sipas ish menaxherit të Unitedit, Sir Alex Ferguson, Rooney kërkoi të largohej para përfundimit të edicionit të kaluar.
Ai spekulohej me transferim në Chelsea gjatë verës së shkuar por United refuzoi dy oferta nga rivali i Premierligës. Rooney shënoi 11 gola në 24 ndeshje për Unitedin këtë sezon para se të pësonte një lëndim që e ka mbajtur jashtë fushës nga 1 janari.