Maroku mposht Belgjikën me dy gola epërsi, grupi F në ‘flakë’

Maroku ka bërë një befasi duke mposhtur kombëtaren e Belgjikës. Belgjika ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Marokut, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net. ‘Djajtë e Kuq’ shiheshin në mesin e favoriteve për të fituar Kupën e Botës, por dy paraqitjet e para nuk tregojnë atë fytyrë. Rezultati u zhbllokua me një gol të shënuar nga…

Sport

27/11/2022 15:55

Maroku ka bërë një befasi duke mposhtur kombëtaren e Belgjikës.

Belgjika ka pësuar humbje në ndeshjen ndaj Marokut, me rezultatin 0:2, shkruan lajmi.net.

‘Djajtë e Kuq’ shiheshin në mesin e favoriteve për të fituar Kupën e Botës, por dy paraqitjet e para nuk tregojnë atë fytyrë.

Rezultati u zhbllokua me një gol të shënuar nga Sabiri, në minutën e 73’. Sabiri shënoi direkt nga gjuajtja e lirë, me Thibaut Courtois që nuk pati reagimin më të mirë të mundshëm.

Kurse, fitoren e marokenëve e vulosi Aboukhlal, në minutën e 90+2′, për 0:2.

Maroku shënonte nga gjuajtja e lirë edhe në fundin e pjesës së parë, në minutën e 45+2’, por goli anulohej nga VAR-i.

Me fitoren e regjistruar sonte, Maroku shkon në kuotën e katër pikëve dhe del në pozitën e parë. Belgjika mbetet me tri pikë në pozitën e dytë.

Në të njëjtin grup luajnë sonte Kroacia e Kanadaja, me kroatët që futen me 1 pikë kurse Kanadaja me 0. Në rast fitoreje, të dyja mund ta kalojnë Belgjikën në klasifikim. /Lajmi.net/