Mashtruan 140 veta për ndërtim të banesave, kurrë nuk i ndërtuan

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka njoftuar në orët e pasdites të së enjtes se ka arrestuar tre persona të dyshuar për mashtrim.

Lajme

15/05/2014 21:28

Sipas Policisë, operacionit i ka paraprirë një hetim i gjerë që ndërlidhet me dyshimin e bazuar se gjatë periudhës kohore të viteve 2009-2012, personat e dyshuar kanë mashtruar mbi 140 persona kinse për ndërtim të banesave.

Shuma që dyshohet se të dyshuarit kanë arritur të ju marrin (140) personave, në premtim të ndërtimit të banesave që nuk janë ndërtuar asnjëherë, arrin në mbi 1.7 milion euro, transmeton KP.

Këto para dyshohet se personat e dyshuar i kanë përdorur për qëllime tjera e jo për ndërtim të banesave të premtuara.

Në cilësinë e personave të dyshuar janë arrestuar: E. B., femër, V. B., mashkull dhe T. B., gjithashtu femër.

Gjatë këtij operacioni policor janë bastisur lokacione të ndryshme, ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit kompetent janë dërguar në mbajtje.