Matoshi: Le ta harron dikush në Prishtinë se në Leposaviq mundet me qeverisë VV-ja

Halil Matoshi ka thënë se në komunën e Zubin Potokut e atë të Leposaviqit nuk mund të qeverisë asnjë subjekt politik shqiptarë, përveç qytetarëve të asaj pjese. Sipas Matoshit, kjo e drejtë edhe është e garantuar në procesin e Vjenës, në kohën kur Kosova fitoi pavarësinë e saj, shkruan Gazeta10. “Le te harron dikush në…

Lajme

06/12/2022 23:56

Halil Matoshi ka thënë se në komunën e Zubin Potokut e atë të Leposaviqit nuk mund të qeverisë asnjë subjekt politik shqiptarë, përveç qytetarëve të asaj pjese.

Sipas Matoshit, kjo e drejtë edhe është e garantuar në procesin e Vjenës, në kohën kur Kosova fitoi pavarësinë e saj, shkruan Gazeta10.

“Le te harron dikush në Prishtinë se mundet me sundu në Leposaviq me qeverisë VV-ja, sepse rendi kushtetues i Kosovës, nuk e lejon këtë gjë. Ne e kemi marrë pavarësinë e Kosovës në procesin e Vjenës sin ë këmbim për të drejtat shtesë. Askush s’ka me të leju që në Zubin Potok e Leposaviq me qeverisë ti. Por, kanë me qeverisë qytetarët e Kosovëës që jetopjnë atje, edhe ky do të jetë ligj”, tha Matoshi në Politiko.

Matoshi ka vlerësuar se zgjedhjet në komunat me shumicë serbe, duhet të shtyhen para se të ndodh ndonjë tragjedi.