Mbrojtja romake

Statistikat nuk gënjejnë. Në renditjen e skuadrave evropiane me mbrojtjen më të mirë, dominon Roma. Pavarësisht dy golave të pranuar në dy barazimet 1:1 në dy xhirot e fundit në Serie A kundër Torinos dhe Sassuolos, reparti defanziv i trajnerit Rudi Garcia mbetet më i miri në Evropë, me vetëm tre gola të pësuar në…

Sport

12/11/2013 10:54

Statistikat nuk gënjejnë. Në renditjen e skuadrave evropiane me mbrojtjen më të mirë, dominon Roma.

Pavarësisht dy golave të pranuar në dy barazimet 1:1 në dy xhirot e fundit në Serie A kundër Torinos dhe Sassuolos, reparti defanziv i trajnerit Rudi Garcia mbetet më i miri në Evropë, me vetëm tre gola të pësuar në 12 ndeshje, mesatarisht 0.25 për ndeshje.

Në pozitën e dytë gjendet skuadra franceze Lille me 5 gola të pësuar, arsyeja kryesore që janë ndjekësit e parë të liderit Paris Saint-Germain me katër pikë më pak. Më pas vijnë Southampton me 5, Tottenham 6 dhe Bayern Munich me 7.

Në top 10 skuadrat me mbrojtjen më të mirë në Evropë është rikthyer edhe Juventus, që nuk ka pësuar gol në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Përtej pozitës së dhjetë, e deri në fund vërehet se asnjë ekip që ka zënë vend në këtë renditje nuk ka pranuar nga një gol për ndeshje.