Me MSA, por larg BE-së

Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit të cilën do ta nënshkruaj Kosova me BE-në, dallon me ato të shteteve të rajonit.

Lajme

10/05/2014 09:29

Në bazë të disa drafteve të tekstit të MSA-së, cilat i ka parë “Koha Ditore”, dallimet më të mëdha të kësaj Marrëveshjeje me ato të vendeve të tjera të rajonit janë në pjesën e dialogut politik, shkruan sot Koha Ditore.

Përderisa shteteve të rajonit si qëllim u përmendet „integrimi i plotë në bashkësinë e kombeve demokratike dhe përafrimin gradual me Bashkimin Evropian“ në rastin e Kosovës pritet të shkruhet fjalia:

“Pjesëmarrjen e Kosovës në bashkësinë demokratike ndërkombëtare, nëse një gjë të tillë e lejojnë rrethanat objektive“. Në vend të „përafrimit me Bashkimin Evropian“ në rastin e Kosovës pritet të thuhet: „avancimin e perspektivës evropiane të Kosovës…“. Nuk është pranuar as fjalia „rruga e integrimeve Evropiane“.

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit mes Kosovës dhe BE-së do të jetë dokumenti bazë, sipas të cilit së paku në dhjetë vitet e ardhshme do të zhvillohet bashkëpunimi në mes të BE-së dhe Kosovës.

Kur të nënshkruhet dhe pasi të hyjë në fuqi ai do të ketë një fazë kalimtare prej 10 vitesh për të përmbushur të gjitha pjesët e saj dhe ato janë vërtet gjithëpërfshirëse. (koha ditore)