Me një video-mesazh përmes Ministrisë së Drejtësisë, Vesa Luma kërkon ndalimin e dhunës ndaj femrave

Po zhvillohet fushata e quajtur “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, këto ditë në Kosovë. Kjo kauzë po realizohet nga UN Women, po përkrahet edhe nga Ministria e Drejtësisë, shkruan lajmi.net. Duke shfrytëzuar ndikimin që personazhet VIP kanë te një numër i madh ndjekësish, shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar…

ShowBiz

09/12/2022 16:36

Po zhvillohet fushata e quajtur “16 Ditë Aktivizëm Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”, këto ditë në Kosovë.

Kjo kauzë po realizohet nga UN Women, po përkrahet edhe nga Ministria e Drejtësisë, shkruan lajmi.net.

Duke shfrytëzuar ndikimin që personazhet VIP kanë te një numër i madh ndjekësish, shumë prej tyre kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar kësaj nisme.

E tillë është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila nga Zelanda e Re ka dërguar një mesazh vetëdijesimi për ndalimin e ushtrimit të dhunës ndaj grave.

“Duaje dhe respektoje gruan, të dashurën, nënën, motrën jo sepse janë gra por sepse të barabarta si ti dhe të tjerët. Mos u bëj dhunues, mos i ceno të drejtat e grave”, thuhet në video-mesazhin e këngëtares shqiptare.

Ky video-mesazh është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë në Facebook./Lajmi.net/